Telegrafi

Ava Max krenare për prejardhjen e saj, përmend artistet shqiptare që korrën sukses me muzikë

Ava Max (Foto: Instagram/avamax)

Këngëtarja shqiptare, Ava Max, i është bashkuar artisteve të tjera shqiptare të cilët në fokus kanë vënë përkrahjen e shtetit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur pasi në hartën e kompanisë Apple, nuk gjendet Kosova, ndërsa paraqitej si pjesë e Serbisë.

Dua Lipa dhe Rita Ora ishin ndër të parat që reaguan, e që nxitën edhe debate të shumta shqiptaro-serbe në rrjete sociale.

Sidoqoftë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtarja është shprehur krenare për prejardhjen e saj, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur suksesin e artisteve shqiptare në botë.

“Këngëtaret shqiptare që e kanë djegur lojën tani, Rita Ora, Dua Lipa, Not Njomza, Era Istrefi, Bebe Rexha, dhe shumë e shumë të tjera. Krenare me prejardhjen time dhe pasionin që e përçojnë vajzat”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

(Foto: Instastory)

Ava ka qenë e etikuar edhe nga artistet e përmendura, të cilat tashmë janë bashkuar për të vetëdijesuar fansat e tyre. /Telegrafi/