Telegrafi

Autoritetet ukrainase thonë se mbrojtja kundërajrore parandaloi sulmin rus mbi Kiev

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se mbrojtja kundërajrore ka parandaluar një sulm rus mbi Kiev.

“Copëzat e raketave kanë rënë në një oborrin e njërit nga spitalet e fëmijëve në qytetin e Kievit. Në rrugën Bogatirsk është shkatërruar kulmi i një shtëpi, por për fat të mirë nuk ka të lënduar”, ka shkruar në Telegram, kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se në Kiev në orët e para të mëngjesit janë regjistruar disa shpërthime, kurse autoritetet lokale bëjnë të ditur se në ato momente menjëherë ishte aktivizuar mbrojtja kundërajrore.

Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se rusët bombarduan hotelin ku po mbahej kampi verorë i fëmijëve – ata i gjuajtën me bomba

“Shpërthime. Qëndroni nëpër strehimore, ju lusim të jeni të vëmendshëm”, ka porositur Klitaschko në Telegram.

Në anën tjetër, ukrainasit pretendojnë se kanë arritur të marrin nën kontroll një pjesë të rëndësishme të qyteti të Bakhmutit.

Në këtë qytetet nga fillimi i luftës janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme në Ukrainë, dhe për këtë konsiderohet si pika më e nxehtë. /Telegrafi/