Lajmet e fundit janë duke zbuluar shpejtësinë e vërtetë të automjetit, ku mbetën të vdekur Jose Antonio Reyes dhe kushëriri i tij, ndërsa një tjetër shpëtoi me djegie të shkallës së lartë.
Mundo Deportivo raporton se makina në të cilën gjendej ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit, po lëvizte me një shpejtësi prej 147 mph (236 kilometra në orë).
Është raportuar po ashtu se spanjolli nuk ishte duke e vozitur makinën që pas aksidentit të pësuar, mori flakën, duke mbetur me vetëm një të shpëtuar.
35-vjeçari dhe kushëriri i tij, Jonathan Reyes (23 vjeç), kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pasi makina e tipit Maercedes Brabus S550V kishte dalë nga rruga.
Reyez së bashku me dy kushërinjtë e tij ishte duke u kthyer për në shtëpi, pasi kishin përfunduar stërvitjet në Ectramedura, në klubin që po luante, afër Sevillas.
Funerali i tij është duke u zhvilluar në kishën Santa Maria në Utrera, ndërsa në mbrëmje do t’i jepet lamtumira e fundit ish-lojtarit të kombëtares së Spanjës. /Telegrafi/