Site icon Telegrafi

Ausilio pranon që Interit nuk i mungojnë Conte, Lukaku e Hakimi

(Foto: Inter/Football Italia)

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka shpjeguar reagimin e klubit pas largimit të Antonio Conte, Romelu Lukaku e Achraf Hakimi.

Nerazzurrët janë në krye të tabelës së Serie A me një pikë më shumë se rivali i tyre lokal, Milan.

NË edicionin e kaluar, ata e fituan titullin nën drejtimin e Antonio Conte, mirëpo në fund të sezonit u largua trajneri dhe dy nga yjet kryesore të skuadrës.

Ata u zëvendësuan nga Denzel Dumfries dhe Edin Dzeko, derisa Hakan Calhanoglu u transferua në vend Christian Eriksen, i cili mund ta ndërpresë kontratën me Interin për shkak të problemeve shëndetësore.

Në anën tjetër, zikaltrit e angazhuan Simone Inzaghin në postin e trajnerit, i cili nënshkroi kontratë dyvjeçare.

“Ne nuk dorëzohemi kurrë. Humbja e këtyre njerëzve dukej sikur një mal i madh për t’u ngjitur, mirëpo gjëja e mirë në futboll është se gjithmonë të jepet një mundësi e re”.

“Situata nuk ishte aq e keqe sa që përshkruhej, por humbja e Contes, Lukakut, Eriksenit dhe Hakimit, mund ta ketë vrarë këdo, por jo Interin, nuk duhet të dorëzohesh pas vështirësisë së parë”, ka deklaruar Ausilio për Sky Sport Italia, ndërsa citon Sportmediaset. /Telegrafi/

Exit mobile version