Site icon Telegrafi

Audi A6 i ri nuk do t’i ngjajë gjeneratës së vjetër

Zyrtar i kompanisë Audi, Marc Lichte, ka treguar se tashmë është përzgjedhur dizajni për gjeneratën e re të Audi A6.

Linja e re pritet të lansohet në vitin 2017 dhe dizajni është i bazuar në konceptin Prologue që u prezantua në Los Angeles Motor Show.

“Dizajni i gjeneratës së re A6 është kompletuar dhe vetura do të ketë stil të bazuar në konceptin Prologue që debutoi në Los Angeles Show 2014. Vetura është dizajnuar përkrah modelit A8 2016 dhe A7 2017, për t’u siguruar që të tri modelet dallojnë nga njëra-tjetra”, ka thënë Lichte, i cili është shef në sektorin e dizajnit te Audi.

Ai është zotuar se kompania e gjermane do të sjellë ndryshime të mëdha në pamjen e veturave të reja, transmeton Koha.

Modelet e reja A6 do të kenë motor të ngjashëm si gjenerata e re e Audi Q7 dhe do të jetë më e lehtë se modelet e gjeneratës së kaluar.

Bëhet e ditur se Audi A6 do të debutojë pak muaj pas lansimit të gjeneratave të reja nga rivalët më të mëdhenj, BMW 5-series dhe Mercedes-Benz E-class. /Telegrafi/

Exit mobile version