Site icon Telegrafi

Aubameyang sqaron të ardhmen pas interesimit nga klubet e mëdha

Pierre-Emerick Aubameyang ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha evropiane, të cilat duan shërbimet e tij.

Gjatë javëve të fundit, sulmuesi 30-vjeçar ka qenë i lidhur me një largim nga Emirates gjatë afatit kalimtar të janarit.

Aubameyang po lidhet me dy klube të mëdha evropiane, katalunasit e Barcelonës dhe italianët e Interit.

Lexo po ashtu Aubameyang thuhet se i ka bërë me dije Arsenalit se e do largimin në janar

Megjithatë, ai ka thënë nuk është i interesuar të spekulojë rreth asaj që e lidhë atë me një largim nga Arsenali.

“Shtypit anglez i pëlqen të flasë shumë”.

“Tani për tani, unë jam këtu. Jam 100 për qind këtu te Arsenal”, ka thënë Aubameyang për RMC. /Telegrafi/

Exit mobile version