Pierre-Emerick Aubameyang pritet t’i bashkohet Barcelonës me marrëveshje afatgjate dhe jo në firmë huazimi.
Sulmuesi i Arsenalit është pajtuar të heqë dorë nga një pjesë e madhe e pagës së tij, në mënyrë që të nënshkruajë për Blaugranët.
Të gjitha palët janë të kënaqura me marrëveshjen, nga e cila Arsenali do të kursejë 25 milionë funte (30 milionë euro) nga mospagimi i rrogave të tij.
Sonte (e hënë), sulmuesi nga Gaboni do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se të zyrtarizohet marrëveshja – njofton Sky Sports.
Transferimi te Barca do të ndodhë me parametrat zero, meqë Arsenali dëshiron të lirohet nga paga e tij e majme prej 350.000 funtesh (418.800 euro) në javë.
Kështu që në total, nga largimi i tij, Topçinjtë do të kursejnë 30 milionë euro, por Mikel Arteta do të mbetet vetëm më dy sulmues, Eddie Nketiah dhe Alex Lacazette.
32-vjeçari nuk ka luajtur për Arsenalin që nga 6 dhjetori dhe ishte lënë jashtë skuadrës në stërvitjet në kampion në Duabi. /Telegrafi/