Atletico Madrid ka vendosur sulmuesin Antoine Griezmann në tregun e transferimeve si pjesë e një përpjekjeje për të rikthyer Cristiano Ronaldon në La Liga.
Ronaldo ka deklaruar në fillim të muajit se dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi për të luajtur përsëri në Ligën e Kampionëve.
Shumë klube janë lidhur me yllin portugez, ndërsa skuadra e fundit është ajo spanjolle, Atletico Madridi.
Megjithatë, klubi spanjoll duhet të krijojë hapësirë në faturën e pagave për të përshtatur pagën e Ronaldos.
Sipas mediumit The Times, javën e kaluar Atletico Madridi i ofroi Griezmannin disa skuadrave, përfshirë Paris Saint-Germain, për t’i liruar vendin portugezit.
I nënshkruar nga Barcelona në një transferim prej 120 milionë eurosh në vitin 2019, Griezmann u kthye te Atletico verën e kaluar.
31-vjeçari është në mes të një marrëveshje huazimi për dy sezone që përfshin një “klauzolë të detyrueshme të transferimit të përhershëm” prej 40 milionë euro.
Paris Saint-Germain janë përpjekur të largojnë lojtarët e tyre të mbi-paguar dhe me performancë të dobët, përfshirë Neymarin, por thuhet se nuk janë të interesuar të marrin Griezmann. /Telegrafi/