Telegrafi

Atletico Madridi në bisedime me Icardin

Atletico Madridi thuhet se po rrit interesin e tyre për yllin e Interit, Mauro Icardi, pasi trajneri Diego Simeone kërkon zëvendësim për Diego Costan në Wanda Metropolitano.

Icardi, aktualisht është i huazuar te Paris Saint-Germain, por thuhet se do të largohet nga kryeqyteti francez pas një sezoni dhe është shënjestruar nga një mori klubesh më të larta në kontinent.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Simeone tashmë ka qenë në kontakt me gruan dhe agjenten e Icardit, Wanda Nara, në lidhje me një veprim për 27-vjeçarin.

Lexo po ashtu Icardi rikthehet në radarin e Real Madridit

Simeone është në kërkim të një zëvendësimi për Diego Costan në Madrid dhe gazeta pretendon se trajneri i Atleticos ka shënjestruar ish-kapitenin e Interit.

Los Colchoneros ishin afër nënshkrimit të bashkëlojtarit aktual të Icardit, Edinson Cavani këtë dimër dhe uruguaiani mund të jetë ende një alternative në verë.

Lexo po ashtu Milani planifikon 'transferimin e ëndrrave' - Icardi në fanellën kuqezi

Argjentinasi ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje për Les Parisiens këtë sezon, por raportet vazhdojnë ta lidhin atë me një transferim në Itali apo Spanjë.

Juventusi, Napoli, Milani, Real Madridi dhe Chelsea janë klubet tjera që po lidhen me transferimin e Icardit. /Telegrafi/