Telegrafi

Atletico Madridi afër transferimit të Cavanit

Edinson Cavani (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Atletico Madrid pritet ta transferojë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Edison Cavani, nëse Diego Costa largohet në verë – raportojnë mediat në Spanjë.

32-vjeçari shihet si prioriteti kryesor i skuadrës spanjolle me Diego Simeonen që ka paralajmëruar se do të ndodhë një revolucion në skuadër, e që sulmuesi braziliano-spanjoll është në listën e largimeve.

Diego Costa është duke u lidhur me një kalim në Kinë që nga janari i këtij vitit, andaj në verë do të jetë i lirë që të bëjë zgjedhjen rreth të ardhmes së tij.

Diego Simeone (Foto: Getty Images/Guliver)

Sulmuesi spanjoll ishte dënuar me tetë ndeshje në muajin prill për shkak se kishte fyer sulmuesin në humbjen 2-0 të Atletico Madridit ndaj Barcelonës, duke e humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Mundo Deportivo raporton se skuadra madrilene ka arritur marrëveshje me Cavanin, por që fillimisht duhet ta largojnë Costën nga Wanda Metropolitano.

Lexo po ashtu PSG e do Costan, Atletico mendon shkëmbimin me Cavanin
Diego Costa (Foto: Getty Images/Guliver)

Atletico Madrid poashtu është duke u marrë edhe me zëvendësimin e Antoine Griezmannit që ka bërë me dije pak ditë më parë se po largohet nga skuadra. /Telegrafi/