Telegrafi

Atletico eliminoi gjashtë kampionë shtetesh këtë sezon në LK

Atletico Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Bayernin në gjysmëfinale.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone duke e pandalshme këtë sezon.

Atletico ka eliminuar këtë sezon në LK gjashtë kampion shtetesh: Benfica (Portugali), Galatasaray (Turqi), Astana (Kazakistanit) , PSV (Holandë), Barcelona (Spanjë) dhe Bayern (Gjermani).

Atletico pret fituesin e ndeshjes Real Madrid-Manchester City, e cila luhet nesër (e mërkurë) nga ora 20:45. /Telegrafi/