Telegrafi

“Sportistët bashkojnë botën, politika e ndan” – Ibrahimovic vazhdon dramën e kritikave ndaj LeBron James

Zlatan Ibrahimovic e ka vazhduar dramën e kritikave me LeBron James rreth debateve politike që po përfshihet ky i fundit.

Sulmuesi suedez i ka thënë yllit të basketbollit se janë atletët që e bashkojnë botën, me politikën që e ndan atë.

Anëtari i Los Anglese Lakers iu përgjigj atij të Milanit se ai gjithmonë do të jetë pjesë e debateve politike kur përfshihet populli i tij dhe asnjëherë nuk do të heshtë.

Lexo po ashtu Nuk kaloi shumë dhe LeBron James i kundërpërgjigjet Zlatan Ibrahimovicit: Je ngatërruar me personin e gabuar

“Racizmi dhe politika janë dy gjëra të ndryshme. Ne sportistët bashkojmë botën, politika ndan botën”, ka thënë Ibrahimovic.

“Të gjithë janë të mirëpritur, nuk ka asnjë lidhje me atë nga jeni, ne bëjmë atë që bëjmë për t’u bashkuar”.

Lexo po ashtu Ibrahimovic i bën thirrje LeBron Jamesit dhe atletëve të tjerë që të qëndrojnë sa më larg politikës

“Ne nuk bëjmë gjëra të tjera sepse nuk jemi të mirë në të, përndryshe do të isha në politikë”.

“Ky është mesazhi im. Sportistët duhet të jenë sportistë, politikanët duhet të jenë politikanë”, ka shtuar suedezi.

Debatin e filloi i pari Ibrahimovic dhe James ia ktheu atij se nuk duhet mbyllur sytë kur ka diskriminime në botë. /Telegrafi/