Atdhe Xharavina dhe Juliana Nura janë dy prej banorëve më të komentuar të momentit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Dyshja të cilët tash e sa kohë po flirtojnë me njëri-tjetrin, duket se gjithnjë e më shumë po kalojnë kohë së bashku larg banorëve të tjerë.
Natën e së enjtes, Atdheu dhe Juliana kanë vendosur ta kalojnë pranë njëri-tjetrit, duke ndarë të njëjtin shtrat në dhomën e gjumit.
Madje, afërsia e tyre ka bërë që disa prej banorëve që kanë qenë në dhomën e gjumit, të kalojnë tek pjesa tjetër e shtëpisë, për të mos i penguar.
Xhuli përndryshe është një nga të rrezikuarat për të dalë këtë javë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pasi është e nominuar së bashku me: Mbresën, Gresën dhe Stresin. /Telegrafi/