Telegrafi

Atalanta vendos çmimin për talentin e saj

Mesfushori afrikan, Franck Kessie ka bërë për veti gjithë futbolldashësit në Itali dhe më gjerë.

19-vjeçari ka shkëlqyer në këtë fillim edicioni duke shënuar katër gola në pesë ndeshje në Serie A.

Sikur mos të mjaftonte kjo, Kessie ka realizuar një gol edhe në ndeshjen e parë të Kupës së Italisë për Atalantan.

E këto shifra kanë bërë që vlera e tij të shumëfishohet në fillim të edicionit.

Lexo po ashtu Këta janë futbollistët që kanë ndikuar në më shumë gola këtë sezon (Foto)

Mesfushori defensivë kushtonte vetëm tre milionë euro, ndërsa tani Atalanta kërkon rreth 25 sosh për ta lënë të lirë yllin e ri të saj.

Për shërbimet e talentit nga Bregu i Fildishtë ka shprehur interesim Juventus, Milan, Inter dhe Napoli në Serie A, ndërsa Arsenal, Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United jashtë Italisë.

Një gjë është e sigurt, Atalanta do të fitojë shumë nga shitja e tij, pasi vitin e kaluar e ka transferuar atë për 300 mijë euro. /Telegrafi/