Mesfushori afrikan, Franck Kessie ka bërë për veti gjithë futbolldashësit në Itali dhe më gjerë.
19-vjeçari ka shkëlqyer në këtë fillim edicioni duke shënuar katër gola në pesë ndeshje në Serie A.
Sikur mos të mjaftonte kjo, Kessie ka realizuar një gol edhe në ndeshjen e parë të Kupës së Italisë për Atalantan.
E këto shifra kanë bërë që vlera e tij të shumëfishohet në fillim të edicionit.
Mesfushori defensivë kushtonte vetëm tre milionë euro, ndërsa tani Atalanta kërkon rreth 25 sosh për ta lënë të lirë yllin e ri të saj.
Për shërbimet e talentit nga Bregu i Fildishtë ka shprehur interesim Juventus, Milan, Inter dhe Napoli në Serie A, ndërsa Arsenal, Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United jashtë Italisë.
Një gjë është e sigurt, Atalanta do të fitojë shumë nga shitja e tij, pasi vitin e kaluar e ka transferuar atë për 300 mijë euro. /Telegrafi/