Aston Villa është njëri nga klubet më aktive këtë afat kalimtar të verës, pasi ka transferuar plot 12 lojtarë të rinj për një shifër prej 133 milionë funtesh.
Afati kalimtar në Ligën Premier po shkon drejt fundit, pasi data 9 gusht shënon përfundimin e tij.
Shumë skuadra kanë qenë aktive në këtë afat kalimtar duke kryer shumë transferime, ndërsa disa nga to nuk lëvizur fare.
Klubi që ka shpenzuar më së shumti deri tani në Angli është ekipi i inkuadruar në këtë sezon në Ligën Premier, Aston Villa.
Aston Villa deri më tani ka shpenzuar plot 133.5 milionë funte duke kryer plot 12 transferime të reja.
Transferimi më i shtrenjtë i tyre është Wesley Morares, i cili iu ka kushtuar 22.5 milionë funte, ndërsa pas tij vjen Tyrone Mings me 20 milionë funte.
Lojtarë tjerë të transferuar nga klubi angleze janë Douglas Luiz, Matt Targett, Ezri Konsa, Marvelous Nakamba, Anwar El Ghazi, Trezeguet, Tom Heaton, Bjorn Engels, Jota dhe Kortney Hause.
Me këto transferime, Aston Villa ka lënë mbrapa vete klubet e mëdha angleze si Manchester City që ka shpenzuar 81 milionë funte, Manchester Unitedi me 64.8 milionë funte dhe Tottenham Hotspur me 63.9 milionë funte.
https://twitter.com/SemperFootball/status/1156880734919020551
Liverpooli dhe Norwich City janë dy klubet me shpenzimet më të vogla, me Reds që kanë shpenzuar vetëm 1.71 milionë funte, respektivisht 1.1 milionë funte nga Norwichi.
Ndërsa, në Evropë, Aston Villa ka shpenzuar më shumë se Bayern Munichu, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain dhe Interi. /Telegrafi/