Site icon Telegrafi

Aston Villa e gatshme ta thyej rekordin e klubit për transferimin e Milot Rashicës

Milot Rashica (Foto: Bundesliga EN/Twitter)

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka përfunduar në radarin e anglezëve të Aston Villas, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për transferimin e tij.

Sipas mediumit Kreis Zeitung, Aston Villa do të përpiqet të thyejë bankën për të nënshkruar me yllin e Werder Bremenit, Milot Rashica në afatin e janarit.

Rashica vlerësohet 33 milionë funte apo rreth 40 milionë euro dhe klubit anglez janë të interesuar ta paguajnë këtë shumë për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Werder Bremeni ia cakton vlerën Milot Rashicës

Megjithatë, drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann e ka bërë të qartë se reprezentuesi i Kosovës nuk do të largohet në afatin e janarit.

Shpejtësia e tij në krah dhe goditjet e mira kanë bërë që Rashica të pëlqehet nga Aston Villa, e cila e sheh vushtrriasin si lojtar të ngjashëm me Eden Hazardin.

Lexo po ashtu Lala vendos për Rashicën: Nuk largohet në dimër nga Werderi

Rashica prodhoi 12 gola dhe gjashtë asistime për skuadrën e Florian Kohfeldt sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon ka shënuar tetë herë në 12 ndeshje.

Aston Villa ka qenë gjithashtu e lidhur me veteranin e Chelseat, Pedro Rodriguez, Said Benrahma të Brentford dhe yllin e Millëall, Jed Wallace. /Telegrafi/  

Exit mobile version