Telegrafi

Asnjë ofertë nga Arsenali për Tonalin

Në orët e fundit në Angli kishte shumë thashetheme për një ofertë të supozuar rreth 50 milionë euro të Arsenalit për Sandro Tonalin.

Por, siç raportohet nga Il Corriere dello Sport, Milani nuk ka marrë asnjëherë ofertë të tillë dhe lojtari nuk ka ndërmend të ndryshojë ekip.

Ai dëshiron të vazhdojë me Milanin dhe të jetë një ikonë e klubit.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Por, për të shmangur çdo rrezik, klubi po punon për një rinovimin e kontratës deri në vitin 2027 dhe një ngritje rroge, sidomos pas sezonit të kaluar që përfundoi me titullin e ligës, ku Tonali luajti një rol themelor.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është i prirur ta mbajë 22-vjeçarin pasi udhëhoqi klubin drejt titullit të parë të Serie A në më shumë se një dekadë, me italianin që shihet si një nga lojtarët kryesorë të grupit.

Lexo po ashtu Sandro Tonali mund të realizojë një transferim befasues në Ligën Premier

Ata kanë humbur tashmë mesfushorin kyç qendror Franck Kessie nga Barcelona këtë verë dhe nuk kanë dëshirë të humbasin një tjetër pjesëtar të mesfushës së tyre fituese të titullit.

Tonali është aktualisht vetëm në vitin e parë në një kontratë pesëvjeçare, ndërsa mesfushori mbrojtës shënoi pesë gola dhe bëri tre asistime në ligë sezonin e kaluar pasi Milani u kthye në majën e futbollit italian dhe i dha fund një periudhe dominimi nga Juventusi dhe Interi. /Telegrafi/