Milian Skriniar thuhet se është i interesuar të rinovojë kontratën e tij me Interin, por me kushte tjera dhe ajo ato që ka arritur marrëveshje para se klubi të vendoste në treg për shitje.
Në Inter deri në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës do të qëndrojë çështja Skriniar.
Kërkesa prej 70 milionësh nga zikaltërit do të mbetet e vlefshme për klubet evropiane që janë aktualisht të interesuara për qendërmbrojtësin sllovak.
Është e qartë se si klubi ashtu edhe trajneri Simone Inzaghi do të donin të mbanin sllovakun, por nevojat financiare kanë bërë që drejtuesit ta vendosin për shitje.
Një situatë ende në zhvillim që, në rast se nuk vijnë oferta konkrete, do të sjellë drejtuesit dhe shoqëruesit e Skriniar të ulen në tavolinë për të negociuar rinovimin e një kontrate që skadon në qershor 2023.
Por, sipas Gazzetta dello Sport, në krahasim me marrëveshjen në parim të pak muajve më parë me 5 milionë në vit deri në vitin 2027, tani Skriniar thuhet se kërkon një rinovim me shifra më të larta.
Skriniar thuhet se tani dëshiron pagë në përputhje me pagat e Lautaro Martinez dhe Marcelo Brozovic (6 milionë në vit). /Telegrafi/