Site icon Telegrafi

Askush si Mesut Ozil, ish-ylli i top klubeve evropiane shihet duke pastruar një xhami

Ish-futbollisti Mesut Ozil, i cili dikur kishte veshur fanellën e Fenerbahces, së fundmi u bë kryefjalë me një video në rrjetet sociale.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenali shfaqet duke ndihmuar në pastrimin e xhamisë së “Semsi Ahmet Pashës” në Uskudar.

Ata që e panë videon nuk mund të mos thoshin: “Allahu e shpërbleftë sipas zemrës së tij”.

Mesut Ozil u vlerësua për këtë sjellje dhe komentet si “Zoti e bekoftë”, “Zoti ua shtoftë numrin”, “Ti je njeri i bekuar”, “Një zotëri i vërtetë”.

Turko-gjermani tashmë është përkushtuar në fitnes, ndërsa trupi i tij ka pësuar ndryshime befasuese.

Ozil njihej si një lojtar me fizik të dobët, por që tani ka ndryshuar plotësisht. /Telegrafi/

Exit mobile version