Telegrafi

Askush në botë si ai, Messi fiton trofeun e parë me Inter Miamin dhe thyen një rekord botëror

Inter Miami ka fituar trofeun e parë në histori të klubit, pasi në finalen e Kupës së Ligës ka mposhtur Nashvillen (1-1) 10-9 pas ekzekutimit të penalltive.

Sigurisht që ky trofe nuk do të ishte i mundur për Inter Miamin pa transferimin e Lionel Messit i cili ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë garë.

Ylli argjentinas ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje duke konfirmuar madhështinë e tij edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por me trofeun e fituar mbrëmë, Messi ka thyer një rekord botërorë dhe tani ndodhet i vetëm në krye të listës.

36-vjeçari ka fituar trofeun e e 44 në karrierën e tij të jashtëzakonshme me Barcelonën, PSG-në, Inter Miamin dhe Kombëtaren e Argjentinës.

Messi ka kaluar tani me trofe ish-bashkëlojtarin e tij Dani Alves i cili ka fituar 43 trofe në karrierën e tij.

Tani Messi qëndron i vetëm në krye të listës pasi asnjë futbollist nuk ka fituar trofe sa ai. /Telegrafi/