Site icon Telegrafi

Asistenti i Quique Stetien shpërtheu nga banka rezervë shkaku i lojës së dobët të Messit në El Clasico – zbulohen madje edhe fjalët që ia tha argjentinasit

Lionel Messi ka pasur një përplasje me asistentin e Quique Setien në humbjen 2-0 të Barcelonës ndaj Real Madridi në fundjavën që shkoi.

Los Blancos e fituan El Clasicon e 180-të me golat e Vinicius Junior dhe  Mariano Diaz ndaj Blaugranasve, për ta rrëmbyer pozitën e parë në La Liga.

Por, në momentin që zhvillohej derbi, asisteni i Setien, Eder Sarabia ishte nervozuar për një moment me 32-vjeçarin.

“Ai nuk po bën atë çfarë kemi praktikuar. Ai fillon të luajë dhe më pas gjuan, në momentin kur duhet të pasojë. Nuk duhet të kemi kaq larg vijën e mbrojtjes”, ishin fjalët e tij ndaj Messit.

Lexo po ashtu Dalin pamjet e para nga festa e lojtarëve të Real Madridit në zhveshtore pas triumfit ndaj Barcelonës në El Clasico

ESPN raporton se argjentinasi i kishte bërë me shenjë Sarabias që të ulet dhe mos t’i shpërqendrojë ata nga takimi.

Cadena Cope në anën tjetër bën me dije se lojtarët nuk janë të kënaqur me strategjitë e Setien dhe mund të largohet me të përfunduar ky edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version