Site icon Telegrafi

Asamoah përfundon testet mjekësore te Interi

Antonio Candreva dhe Kwadwo Asamoah gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Tashmë duket se është vendosur se Kwadwo Asamoah do të largohet nga Juventusi.

Por, mbrojtësi do vazhdojë të jetë pjesë e kampionati elitar italian.

Sipas Sky, lojtari ka përfunduar tashmë testet mjekësore me Interin, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet në javët në vazhdim.

Kwadwo Asamoah gjatë një dueli me Suson finalen e TIM Cup në Olimpico (Foto: Getty Images)

Ganezi i cili ka kaluar gjashtë vite me Zonjën e Vjetër pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me ziklatrit.

29-vjeçari i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Ausilio: Icardi qëndron në Inter

Përvoja e Asamoah mund të jetë e nevojshme për sezonin e ardhshëm, posaçërisht nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Interi tashmë ka siguruar edhe shërbimet e mbrojtësit, Stefan de Vrij. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ubh7lrQhccY

Exit mobile version