Site icon Telegrafi

Asamblisti i LDK-së i bashkangjitet LVV-së në Podujevë

Bahri Blakçori, asambleist i LDK-së në Komunën e Podujevës, sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Këtë e bëri të ditur lideri i LVV-së, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Kurti ka shkruar se Blakçorin e mirëpritën bashk më kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtorin e Arsimit, Avni fetahu.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Kurtit:

Bahri Blakçori, asambleist i LDK-së në Komunën e Podujevës, na u bashkua në VETËVENDOSJE!.

Ai ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative. Punon në shkollën e mesme të lartë “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë si profesor i Edukimit Fizik dhe Sportit. Ka qenë i angazhuar si asistent edhe profesor në Kolegjin “UNIVERSI”. Po ashtu, ka qenë trajner për disa vite në klubin e futbollit “Llapi” me gjeneratën U-19. Në vitet 1997-1998 në katedrën e Politeknikës ishte kryetar dhe udhëheqës i aktivitetit dhe protestave studentore.

Në Lëvizje e mirëpritëm me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit atje, Avni Fetahu. /Telegrafi/

Exit mobile version