Site icon Telegrafi

Arturo Vidal lidhet me një kalim në MLS

Arturo Vidal po e shijon sezonin e fundit te Bracelona, pasi në afatin kalimtar të kësaj vere do të shitet.

Mesfushori kilian po kërkohet nga disa klube nga Amerika, derisa edhe lojtari e di se do të largohet nga Camp Nou.

Ish-anëtari i Juventusit o ashtu lidhet edhe me një kalim te Interi, aty ku do të ribashkohej me Antonio Conten.

Interesim për të ka zgjuar edhe Newcastle United, mirëpo David Beckham dëshiron të transferojë atë te Inter Miami, aty ku është pronar.

32-vjeçari nuk e ka përjashtuar në shumë intervista se një ditë mund të luajë në Amerikë, e që tani duket se është momenti i tij.

Barcelona pranon të shesë lojtarin, derisa kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version