Futbollisti brazilian, Arthur Melo, ka pësuar aksident mëngjesin e të mërkurës, me ç’rast e ka dëmtuar veturën e tij të markës Ferrari.
Mesfushori i Juventusit nuk është duke luajtur, pasi është operuar për shkak të një lëndimi në këmbën e djathtë.
Sipas Juventusnews24, Arthur është përfshirë në një aksident në Torino dhe fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
Megjithatë, në fotografitë e publikuara, vërehet dëmtimi i automjetit të shtrenjtë, Ferrari, ndërsa thuhet se futbollisti nuk është fajtor për aksidentin.
25-vjeçari ishte duke shkuar në qendrën mjekësore të klubit, J Medical, ku duhej t’iu nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore. /Telegrafi/