Telegrafi

Arthur mund largohet nga Italia, dy klube kontaktojnë Juventusin për brazilianin

Arthur Melo vazhdon të mbetet një problem për Juventusin, pasi ende nuk ka gjetur skuadër për tu larguar.

Mesfushori brazilian u bashkua me Zonjën e Vjetër dy vite më parë nga Barcelona për shumën e 76 milionë eurove.

Megjithatë braziliani ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij në Itali dhe tani është jashtë planeve të Juventusit.

Juventus po kërkon blerës për lojtarin dhe pas disa negociatave me Valencian, klubi spanjoll u tërheq nga gara për të nënshkruar me Arthur.

Por ka një tjetër shpresë për largimin e brazilianit këtë verë nga Allianz Stadium.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Dy skuadrat evropiane, Porto dhe Olympique Lyon kanë shprehur interesim për huazimin e futbollistit me të drejtë blerje.

Juve është gati për ta lënë të lirë 26-vjeçarin, por tani vet Arthur do të vendos se cilës skuadër do t’i bashkohet. /Telegrafi/