Arthur Melo është futbollisti më i ri i gjigantit anglez Liverpool.
Kur dukej se mesfushori brazilian do të qëndronte te Juventusi, një telefonatë nga Jurgen Klopp ka bërë që ai të ndërroj mendje dhe të niset drejt Anglisë.
Liverpooli dhe Juventus kanë arritur marrëveshje që Arthur të luaj në Anfield si i huazuar për një edicion, por The Reds nuk e kanë opsionin e blerjes përfundimtare.
Arthur's squad number for the 22/23 season has been confirmed 🔴🙌
— Liverpool FC (@LFC) September 1, 2022
Arthur u prezantua nga Liverpooli në orët e para të mëngjesit të ditës së premte.
Mesfushori brazilian është shumë shprehur shumë i lumtur që është bërë pjesë e një klubi kaq të madh si Liverpooli.
“Jam vërtet, shumë i lumtur që jam këtu duke veshur këtë fanellë të mrekullueshme me këtë simbol të famshëm që përfaqëson kaq shumë në futbollin botëror, është një ëndërr”.
“Ne folëm shumë dhe idetë dhe vizionet tona ishin të përshtatshme, kështu që jam i sigurt se ishte zgjedhja e duhur”.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që të vazhdoj të jetoj ëndrrën time në fushë dhe të jap gjithçka në fanellën e Liverpoolit”, u shpreh mesfushori brazilian. /Telegrafi/