Mesfushori i Gremios, brazilian Arthur ka konfirmuar se transferimi i tij në Barcelonë është në rrugën e duhur, por se ai ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantët katalanas.
21-vjeçari ka bërë 52 paraqitje në ekipin e parë për klubin brazilian dhe ishte një pjesë kyçe e skuadrës së tij në ndeshjet e tyre në Copa Libertadores.
Raportet në shtypin spanjoll sugjeruan se një marrëveshje tashmë ishte arritur, me drejtorin sportiv të Blaugranëve, Robert Fernandez, i cili thuhet se ka fluturuar në Brazil për të përfunduar marrëveshjen.
Tani edhe mesfushori brazilian ka folur rreth kësaj çështje, duke theksuar se transferimi i tij në Camp Nou është në rrugën e duhur.
“Kalimi im në klub [Barcelona] është në rrugë të duhur, por asgjë nuk është nënshkruar ende”, ka thënë Arthur për Diario Sport.
Sugjerimet janë se kalimi i Arthur në Camp Nou do të ishte për një total prej 40 milionë euro dhe do të ishte i plotë në janar të vitit 2019, edhe pse klauzola e lirimit të mesfushorit qëndron në shifrën e 50 milionë eurove.
Katalanasit tashmë kanë tre lojtarë me pasaportë jo të BE-së në skuadrën e tyre, kaq sa është limiti i pranimit: Yerry Mina, Paulinho dhe Philippe Coutinho janë lojtarët jo-evropianë.
Megjithatë, ish-lojtari i Liverpoolit, Cotuinho, është duke aplikuar për një pasaportë portugeze për të liruar një hapësirë shtesë në skuadër. /Telegrafi/