Telegrafi

Arteta e pëlqen shumë, Arsenali gati ta transferojë Arthurin

Arthur Melo pritet të jetë i larguari i parë nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janari.

Mesfushori brazilian nuk pëlqehet nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i cili i ka dhënë dritën e gjelbër për tu larguar.

Shumë skuadra janë vënë pas brazilianit, derisa Arsenali po shihet si një nga favoritet.

Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta e pëlqen shumë mesfushorin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Edhe agjenti i lojtarit ditë më parë ka konfirmuar largimin e brazilianit nga Juventusi gjatë janarit.

Përveç Arsenalit interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Milan e Roma në Serie A, derisa ka skuadra që e duan Arthurin edhe në Francë, Angli e Spanjë.

Juventusi synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e mesfushorit brazilian. /Telegrafi/