Telegrafi

Arta Nitaj së shpejti në klip me të dashurin? (Video)

Modelja dhe aktorja Arta Nitaj ka qenë pa diskutim një ndër sensacionet e këtij viti.

Paraqitje në “O Sa Mirë” dhe thashethemet për lidhjet e saj, bënë që bukuroshja nga Peja të jetë më se përfolur në mediat rozë.

Lexo po ashtu Jo në det e as pishinë, por në fushën me misër, 'Xhesika' e "O Sa Mirë" shfaqet mjaft provokuese (Foto)

Ka muaj që flitet për një lidhje të re të modeles me këngëtarin e ri nga Shqipëria, Brunon.

Në bazë të rrjeteve sociale, dyshja kanë dhënë indikacione se janë bashkë, por nuk kanë zbuluar edhe shumë detaje nga lidhja e tyre.

Duke qenë se Bruno është vazhdimisht në përgatitje të projekteve të reja, së shpejti prite të sjellë në tregun muzikor një këngë të re me klip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Flitet, se modelja Nitaj do të jetë pjesë e klipit të tij, përgatitjet e të cilit kanë filluar tashmë.

Ndryshe, Arta është paraqitur edhe më parë në klip, jo më larg se vitin e kaluar ku pati debutimin e saj të parë në klipin “A t’merr malli” të Genc Prelvukajt dhe Lyrical Son. /Telegrafi/