Telegrafi

Arta Nitaj publikon një ‘selfie’ atraktiv, Endriti poston një imazh me një mbishkrim interesant (Foto)

Pasi publikoi një video duke bërë ndërhyrje estetike, Arta Nitaj ka ardhur me një ‘selfie’ që vë në pah format e saja mahnitëse trupore.

Modelja, e cila është duke e dëshmuar veten si aktore në hit-serialin komik “O Sa Mirë”, është gjithnjë e më e përfolur në media falë dukjes së saj, por edhe për lidhjen e spekuluar me djalin e presidentit Hashim Thaçi, Endritit.

Lexo po ashtu ‘Xhesika’ publikon video nga ndërhyrja estetike në fytyrë (Video)
Arta shfaqet gjithmonë mbresëlënëse (Instagram)

Në ndërkohë, Endriti pasi e ka festuar mbrëmjen e maturës, ka publikuar një fotografi me një mbishkrim interesant.

Lexo po ashtu Dalin imazhet e para të Presidentit dhe Zonjës së Parë të Kosovës duke e përcjellë Endritin në mbrëmjen e maturës (Foto)

“Duke e shijuar jetën vetëm”, shkruan në mbishkrimin e postuar në në InstaStory.

Postimi i Endritit (InstaStory)

Madje faqet rozë kanë aluduar se djali i presidentit mund t’i ketë dhënë fund lidhjes me modelen dhe aktoren e bukur. /Telegrafi/