Pasi publikoi një video duke bërë ndërhyrje estetike, Arta Nitaj ka ardhur me një ‘selfie’ që vë në pah format e saja mahnitëse trupore.
Modelja, e cila është duke e dëshmuar veten si aktore në hit-serialin komik “O Sa Mirë”, është gjithnjë e më e përfolur në media falë dukjes së saj, por edhe për lidhjen e spekuluar me djalin e presidentit Hashim Thaçi, Endritit.
Në ndërkohë, Endriti pasi e ka festuar mbrëmjen e maturës, ka publikuar një fotografi me një mbishkrim interesant.
“Duke e shijuar jetën vetëm”, shkruan në mbishkrimin e postuar në në InstaStory.
Madje faqet rozë kanë aluduar se djali i presidentit mund t’i ketë dhënë fund lidhjes me modelen dhe aktoren e bukur. /Telegrafi/