Telegrafi

Arta Nitaj dhe imazhet që vënë në pah bukurinë e saj (Foto)

Vënia në pah e bukurisë së saj, është një mjet përmes të cilit Arta Nitaj është mjaft e pëlqyeshme në rrjetet sociale.

Për 96 mijë ndjekësit e saj në Instagram, modelja e shndërruar në aktore, kohë pas kohe publikon fotografi që tregojnë figurën mbresëlënëse të saj.

Bukuroshja ka qëndruar në New York para disa ditësh (Instagram/Arta Nitaj)

Me raste, ndodh që imazhet të shoqërohen edhe me përshkrime që janë në formë të një mesazhi, apo shprehje të ndonjë ndjenje momentale të Artës.

“Po kënaqem, po jetoj, jam mirë”, shkruan në përshkrimin e njërës prej fotografive.

Postimi i saj përmban një mesazh (Instagram)

Bukuroshja ka qenë shpesh pjesë e faqeve rozë, ku është përfolur për lidhjet e saja të spekuluara.

Fillimisht, u raportua për një lidhje me djalin e presidentit Hashim Thaçi, Endritin, ndërsa së fundi është thënë se ajo ishte lidhur me këngëtarin Bruno.

Lexo po ashtu Bruno konfirmon ndarjen nga Arta Nitaj: Ishte bukur aq sa zgjati (Foto)

Për më shumë, Arta ishte pjesë e videoklipit të ri të tij, “A më do”, mirëpo në një prononcim të fundit, këngëtari ka thënë se ata nuk janë më bashkë.

Ndryshe, Artën do ta shohim sërish në episodet e reja të serialit “O Sa Mirë”, me rolin e Xhesikës, i cili e bëri të famshme te publiku i gjerë. /Telegrafi/