Telegrafi

Arta Elezaj me poza nga jahti luksoz, thekson linjat trupore me fustanin e bardhë

Arta Elezaj (Foto: Instagram/artaelezaj)

Modelja e cila po merr vëmendje të vazhdueshme kohët e fundit është padyshim Arta Elezaj.

Ajo kohët e fundit po mban të azhurnuar fansat e saj përmes postimeve të ndryshme që po i realizon nga pushimet.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka lënë edhe njëherë gojëhapur 195 mijë ndjekësit e saj me pozat e fundit.

E veshur me një fustan të bardhë, Arta është shfaqur nga nja jaht luksoz, ndërsa në plan të parë ka vënë linjat trupore.

Lexo po ashtu Arta Elezaj me pozë tërheqëse në bikini

Ajo çka mori vëmendjen e fansave ishte dekolteja e hapur, e që i zbuloi pak më shumë modeles së njohur.

Bukuroshja bionde njihet për bartjen e aksesorëve të shumtë, ku të tilla i kishte bartur edhe në imazhin e fundit.

Ndërkaq, Arta është bërë e njohur përmes rolit të saj në serialin e “O sa Mire”, ku më pas bëri edhe disa paraqitje të tjera televizive. /Telegrafi/