Kompetencat dhe burimet e Qytetit të Shkupit për t’u marrë me ndotjen e ajrit janë të kufizuara. Ajo që është në domenin tonë është realizuar plotësisht dhe Ministria e Mjedisit duhet të dalë me rekomandime, thotë kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, duke theksuar se këtë vit numri i inspektimeve nga qyteti është trefishuar, por edhe numri dhe shuma e gjobave që vendosen dhe ngarkohen ndaj atyre që janë ndotës.
[
Sipas Arsovska, rezultatet nuk do të jenë më të mira nëse nuk veprojnë të gjitha institucionet.
Ajo sot duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari theksoi se përkundër faktit se një numër i madh i deponive janë pastruar nga Qyteti i Shkupit, rregullisht janë zbuluar dhe konstatuar ndotës, problemi megjithatë kërkon angazhimin e një numri më të madh të institucioneve.
Ai shtoi se Qyteti i Shkupit ka rritur numrin e gjobave të shqiptuara dhe kontrolleve./Telegrafi/