Telegrafi

Arsenalit i refuzohet oferta e parë për Underin

Arsenali ka dështuar me ofertën fillestar për transferimin e yllit të Romës, Cengiz Under.

Under po shkëlqen me Romën dhe forma e tij ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Njëri nga klubet më të interesuara është ai anglez, Arsenali.

Lexo po ashtu Arsenali shfaq interesim serioz për Cengiz Under

Drejtuesi i Topçinjve Sven Mislintat po ndjek një marrëveshje të janarit për sulmuesin e Turqisë.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Arsenali tashmë ka bërë një ofertë prej 32 milionë euro për yllin e Romës.

Cengiz Under (Getty Images)

Megjithatë, kjo ofertë e klubit londinez është hedhur poshtë menjëherë nga Giallorossët.

Shefi i Romës, Monchi nuk do të përjashtojë ndarjen me sulmuesin muajin e ardhshëm, por vetëm për ofertën e duhur.

Lexo po ashtu Man City ka gati 55 milionë euro për Cengiz Underin

Arsenali ose secili klub që e do Underin do të duhet të afrohet me shifrën e 50 milionë eurove për ta transferuar atë.

Mislintat kishte një skaut në stadium për të parë nga afër lojtarin në humbje ndaj kundërshtarëve të Ligës së Kampionëve Viktoria Plzen këtë javë. /Telegrafi/