Arsenali ka dështuar me ofertën fillestar për transferimin e yllit të Romës, Cengiz Under.
Under po shkëlqen me Romën dhe forma e tij ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.
Njëri nga klubet më të interesuara është ai anglez, Arsenali.
Drejtuesi i Topçinjve Sven Mislintat po ndjek një marrëveshje të janarit për sulmuesin e Turqisë.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Arsenali tashmë ka bërë një ofertë prej 32 milionë euro për yllin e Romës.
Megjithatë, kjo ofertë e klubit londinez është hedhur poshtë menjëherë nga Giallorossët.
Shefi i Romës, Monchi nuk do të përjashtojë ndarjen me sulmuesin muajin e ardhshëm, por vetëm për ofertën e duhur.
Arsenali ose secili klub që e do Underin do të duhet të afrohet me shifrën e 50 milionë eurove për ta transferuar atë.
Mislintat kishte një skaut në stadium për të parë nga afër lojtarin në humbje ndaj kundërshtarëve të Ligës së Kampionëve Viktoria Plzen këtë javë. /Telegrafi/