Site icon Telegrafi

Arsenali i thuhet të nënshkruajë Romelu Lukakun në marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Balogun

Romelu Lukaku është afër kalimit te Roma, në një marrëveshje huazuese nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni.

Mirëpo, Blutë janë duke kërkuar një sulmues, dhe Folarin Balogun është në radarin e tyre, ndërsa Darren Bent (tifoz i flakët i Gunners dhe ish-futbollit) ka thënë për talkSPORT se Arsenali duhet të synojë një marrëveshje shkëmbimi me belgun.

“E dini çfarë, e urrej kur njerëzit dalin me statistika. Kai Havertz ka fituar më shumë duele, por ai është qendërsulmues. Ku i ka golat e tij? Ku janë asistimet?”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Pse Roma mund të marrë marrëveshje të ndryshme me Lukakun nga Chelsea në krahasim me Interin dhe Juventusin

“Ku janë momentet vitale në ndeshjet që ju fitojnë ndeshjet? Dhe mua më pëlqen Romelu Lukaku, kam qenë gjithmonë një fans i madh i tij”.

“Nëse mund ta huazoni për një çmim të mirë, pse jo edhe për një vit? Sepse më pëlqen Gabriel Jesus, por ai kalon shumë kohë jashtë zonës. Ndonjëherë më zemëron”, ka shtuar më tej Bent.

Lexo po ashtu Romelu Lukaku i është ofruar Barcelonës

Lukaku është i prirur të largohet nga Chelsea këtë verë dhe tashmë është lidhur me klubet më të mira italiane me Romën më të fundit.

Megjithatë, belgu patjetër do të jetë i interesuar për një rikthim në Ligën Premier, veçanërisht nën projektin e Mikel Artetës. /Telegrafi/

Exit mobile version