Arsenali është në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Real Madridit, Marcelon, raportojnë mediat në Spanjë.
31 vjeçari brazilian i ka thënë drejtuesve të Los Blancos se ai dëshiron të largohet nga klubi pasi pozita e tij ka filluar të lëkundet.
Marcelo ka kaluar 13 vjet në Bernabeu, por mund të jetë zgjedhja e dytë në sezonin e ardhshëm pasi Zinedine Zidane transferoi për 47 milionë funte Ferland Mendyn nga Lyoni.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Arsenali, Juventusi, Paris Saint-Germain dhe Milani janë të gjithë të interesuar në yllin e Real Madridit.
Marcelo është aktualisht në pushime pasi nuk bënë pjesë në skuadrën e Brazilit në Copa America.
Përfaqësuesit e tij thuhet se janë në bisedime me presidentin e Realit, Florentino Perez për një largim të mundshëm në verë.
Duket e pamundur që Arsenali të jetë në gjendje të konkurrojë me ato klube për mbrojtësin, por londinezët po punojnë shumë të transferojnë Marcelon. /Telegrafi/