Site icon Telegrafi

Arsenali synon transferimin befasues të portierit që ka vetëm pesë paraqitje në Ligën Premier

Arsenali raportohet se po konsideron të bëjë një lëvizje befasuese për transferimin e një lojtari me përvojë të Wolvesit i cili ka një numër shumë të vogël të paraqitjeve në Ligën Premier.

‘Topçinjtë’ para pak kohësh morën vendimin për të blerë përfundimisht kartonin e David Rayas, i cili sezonin e kaluar u paraqit në ‘Emirates’ në formë huazimi nga Brentfordi.

Tani, duket se Arsenali po synon ta transferojë një tjetër portier, me Mikel Artetën që duket i etur për të siguruar shërbimet e Dan Bentley. Ish-portieri i Brentfordit dhe Bristol Cityt ka qenë pjesë e Wolvesit për dy sezone, por ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Ligën Premier.

Bisedimet tashmë kanë nisur mes Arsenalit dhe Wolvesit për të shikuar nëse mund të arrihet një marrëveshje potenciale për transferimin e Bentley, sipas asaj që raporton Evening Standard.

Lexo po ashtu Pse transferimi i Calafiorit në Arsenal nuk është ende i kryer?

Bentley në fakt e kishte nisur karrierën tek Arsenali, pasi kishte shpenzuar shtatë vite në Londër para se të largohej në vitin 2008.

Ai më pas bëri emër për veten në kategoritë më të ulëta të futbollit anglez në ekipe si Southend United para se t’i bashkohej Wolvesit në 2022.

30-vjeçari tashmë e njeh mirë trajnerin e portierëve të Arsenalit, Inaki Cana, pasi dyshja kishin punuar së bashku gjatë kohës sa ishin pjesë e Brentfordit.

Londinezët po kërkojnë të transferojnë një lojtar anglez në rast se Ramsdale largohet këtë verë dhe tashmë kanë identifikuar Bentley si një opsion konkret./Telegrafi/

Exit mobile version