Site icon Telegrafi

Arsenali synon Dembelen, Wenger dëshiron ta bëjë “Henry i ri”

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur vështrimin nga sulmuesi i talentuar i Barcelonës, francezi Ousmane Dembele.

Dembele ka vuajtur nga një lëndim i gjati, i cili e ka penalizuar atë që t’i tregojë vlerat tek Barcelona.

Ky lëndim ka bërë që talenti francez të humb vendin e titullarit nën urdhrat e Ernesto Valverdes, por skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë.

Lexo po ashtu Ka disa shpjegime pse po lëndohet kaq shpesh Ousmane Dembele

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, nënshkrimi i fundit i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është i etur për t’u lidhur me ish-shokun e tij të Borussia Dortmund, Dembelen.

Wenger ka një simpati të veçantë për futbollistë francez (Getty Images)

Ky medium raporton se edhe trajneri francez, Wenger, ka dhënë miratimin e tij për transferimin e mundshëm të bashkëkombësit të tij.

Trajneri i Topçinjve thuhet se shpreson të bëjë Dembelen si “Thierry Henryn e ri”.

Lexo po ashtu Chelsea synon Dembelen si zëvendësues të Hazardit

Edhe Barcelona thuhet se është e gatshme të pranojë një largim të mundshëm për Dembelen.

Kjo pasi ardhja e Philippe Coutinhos nga Liverpooli mund të kufizojë mundësitë e tij, derisa lëvizja e pritshme e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid mund ta limitonte edhe më shumë paraqitjen e tij në ekipin e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version