Telegrafi

Arsenali sqaron arsyen e mungesës së Granit Xhakës ndaj Chelseat

Arsenali dhe Chelsea do të luajnë mes vete sot (e diel) derbin londinez në Emirates duke filluar nga ora 15:00.

Kur kanë mbetur rreth një orë deri te fillimi i takimit mes dy rivalëve të mëdhenj lokal, trajnerët Mikel Arteta dhe Frank Lampard kanë publikuar formacionet zyrtare.

Befasia më e madhe e këtyre formacioneve ishte mungesa e yllit shqiptar, Granit Xhaka, i cili është përfolur shumë rreth një largimi në janar.

Lexo po ashtu Arsenal – Chelsea, formacionet zyrtare të derbin londinez

Megjithatë, Arsenali ka sqaruar arsyen e mungesës së Xhakës me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

“Granit Xhaka humbet lojën e sotme për shkak të sëmundjes”, shkruan në postimin e Arsenalit, pa sqaruar totalisht se nga çfarë vuan djaloshi nga Kosova.

Ndryshe, Xhaka gjatë ditëve të fundit është përfolur për një transferim në Bundesliga te klubi Hertha Berlin. /Telegrafi/