Telegrafi

Arsenali shfaq interesim për lojtarët kryesor të Interit dhe Milanit

Arsenali është fokusuar këtë verë nga lojtarët e Serie A.

Sipas gazetarit të Tribal Football, Emanuele Giulianelli, Topcinjët kanë hapur bisedimet me Interitn për Jeison Murillon.

Lexo po ashtu Kur urrejtja e madhe mes klubeve rivale prodhon disa stema interesante (Foto)

Qendër mbrojtësi kolumbian që nga transferimi i tij te Nerazzurrët nga Granada ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mira.

Por, Murillo nuk është lojtari i vetëm që Arsenali e dëshiron nga qyteti i Milanos. Londinezët dëshirojnë edhe sulmuesin e Milanit, Carlos Bacca.

Lexo po ashtu Kacafytjet më interesante mes futbollistëve gjatë sezonit të kaluar, e si të mungonte edhe mesfushori shqiptar (Video)

29-vjeçari është përfolur shumë për një kalim te West Hami, por kolumbiani dëshiron një klub që është pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/