Site icon Telegrafi

Arsenali rrit ofertën për Moise Kean

Moise Kean (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Arsenali thuhet se ka rritur ndjekjen për talentin Moise Kean, duke ofruar 35 milionë euro, por Juventusi dëshiron të ketë një opsion të riblerjes.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Topçinjtë kanë rritur interesin e tyre në sulmuesin 19-vjeçar në mënyrë të konsiderueshme gjatë dy ditëve të fundit.

Edhe Evertoni, Borussia Dortmund dhe Sevilla janë të interesuar për sulmuesin italian, por Arsenali duket se është favoriti tani.

Lexo po ashtu Tri klube të mëdha kanë bërë oferta për Moise Kean

Londinezët thuhet se janë madje të gatshëm të rrisin ofertën e mëparshme prej 30 milionësh në 35 milionë euro.

Moise Kean (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Juventusi mbetet i bindur se do të lejojë që Kean të largohet me një klauzolë riblerje në kontratën e tij, duke lejuar kthimin në Torino për afërsisht 40 milionë euro.

Kjo ide thuhet se nuk pëlqehet nga klubi londinez dhe mund të dështoj marrëveshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version