Mesfushori francez, Adrien Rabiot ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit anglez, Arsenalit.
Rabiot nuk është i kënaqur me jetën e tij dhe kohën e kaluar te Juventusi, kështu që dëshiron të largohet nga Serie A.
Liga Premier pritet të jetë destinacioni i radhës për yllin francez me Manchester Unitedin që cilësohej si klubi më i afërt me lojtarin.
Megjithatë, Djajtë e Kuq tashmë do të kenë një rival të fortë për shërbimet e Rabiot.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Arsenali i është bashkuar garës për mesfushorin e Juventusit.
Mikel Arteta u interesua ta huazojë lojtarin në janar dhe tani po përgatitet të luftojë me Unitedin dhe Evertonin për shërbimet e tij. /Telegrafi/