Telegrafi

Arsenali rivalizon Real Madridin për transferimin e sulmuesit Jonathan David

Arsenali është duke monitoruar situatën dhe është gati të bëjë një lëvizje për sulmuesin e pakënaqur të Lille, Jonathan David.

David thuhet se po kalon sezonin e fundit me klubin francez pasi synon të ndryshoj ambient pas shkëlqimit në Ligue 1.

Edhe agjenti i sulmuesit ka konfirmuar një gjë të tillë, duke konfirmuar se lojtari po luan sezonin e fundit në kampionatin francez.

Lexo po ashtu E konfirmon agjenti: Është sezoni i fundit i David te Lille, i pëlqen futbolli anglez dhe ai spanjoll

Situata e 21-vjeçarit kanadez, i cili ka shënuar 16 gola në 27 ndeshje mes Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve ka bërë që shumë klube ta duan.

Real Madridi është klubi i cili po lidhet më shumë me transferimin e David, por tashmë kanë një rival të fortë në garë për nënshkrimin e sulmuesit.

Lexo po ashtu Real Madridi e ndjek me vëmendje Jonathan David të Lille

Sipas mediumit London Evening Standard, Topçinjtë janë duke monitoruar progresin e tij, pasi e kanë gjurmuar atë edhe gjatë kohës së tij me belgët e Gent.

Vetë David është një mbështetës i vetë-rrëfyer i Arsenalit, por refuzoi një lëvizje në Emirates përpara se të përfundonte përfundimisht një transferim te Lille. /Telegrafi/