Arsenali është futur në garë për transferimin e Isco Alarcon nga Real Madridi në verën e këtij viti.
Mesfushori spanjoll nuk bën më pjesë në planet e Zinedine Zidanes, andaj me të përfunduar ky sezon do të kërkojë një aventurë të re.
The Gunners së fundmi thuhet se kanë shfaqur interesim për fantazistin e Los Blancos, derisa Chelsea ka kohë që i do shërbimet e tij.
Daily Mirror raporton se Topçinjtë janë të gatshëm që të paguajnë rreth 70 milionë euro për të transferuan Iscon në Emirates.
Real Madridi është i gatshëm që të shesë lojtarin, pasi po planifikojnë që në verë të transferojnë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain.
Për ta bërë një gjë të tillë, madrilenët duhet t’i rrisin fondet e tyre, e që Isco duket se është i pari në listën e largimeve.
Kështu, Arsenali dhe Chelsea do të zhvillojnë një garë të nxehtë mes tyre, mirëpo gjatë rrugës pritet t’u bashkangjiten edhe skuadrat tjera si, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Juventus dhe Interi. /Telegrafi/