Denzel Dumfries pritet të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni dhe karrierën ta vazhdoj në Angli.
Gjiganti italian duhet të shes para datës 30 qershor për shkak të ‘Fair Play’ financiar dhe Dumfries duket se do të jetë i sakrifikuari.
E ardhmja e anësorit holandez duket se do të jetë në Angli, ku Arsenali e ka në listën e dëshirave për krahun e djathtë të mbrojtjes.
TalkSport ka raportuar se Dumfries pëlqehet shumë nga klubi londinez që po mendon afrimin e lojtarit në verë.
Interi synon të fitoj mbi 40 milionë euro nga shitja e Dumfries, shumë që nuk përbën shumë problem për skuadrën londineze.
Megjithatë për të arritur te anësori holandez, Arsenal duhet ta mposht konkurrencën e Chelseat dhe Manchester United që gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e Dumfries.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje me Interin ku shënoi dy gola e asistoi në tre të tjerë. /Telegrafi/