Arsenali është duke tentuar që ta rikthejë Alex Oxlade-Chamberlainin sërish në Emirates stadium.
Lojtari u largua para disa vitesh në drejtim të Liverpoolit, por që nuk ka arritur të bind te The Reds.
The Gunners besojnë se lojtari ka ende vend në planet e tyre dhe në janar mund të ndodhë që ai të rikthehet.
Sipas asaj që raporton The Sun, Arsenali tashmë është në kontakte me përfaqësuesit e Oxlade-Chamberlain he marrëveshja mund të arrihet pa shumë probleme.
Lëndimet e pësuar në Anfield, bën që anglezi mos të mund të shfaqte edhe më tej cilësitë e tij.
Një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe te Arsenali, mirëpo klubi londinez e dëshiron megjithatë rikthimin e tij. /Telegrafi/